Teuta “zhyt” Flamurtarin në krizë dhe prek ‘Final Four’, Egnatia ndal Partizanin, të kuqtë “skuqen” në minutat e fundit

0
image

Përfundojnë 2 ndeshjet e fundit që mbyllin javën e 8 të Abissnet Superiore. Teuta mposhti me vështirësi 3-2 Flamurtarin në “Niko Dovana”.

Durrsakët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 17. Gomes përfitoi nga gabimi i Flamurtarit, gjuajti nga jashtë zone dhe tundi rrjetën e Aleksovskit.

Në minutën e 29, “djemtë e detit” dyfishuan shifrat. Maçolli i rrëmbeu topin Ramanit dhe pasoi për Arifin.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, vlonjatët shkurtuan shifrat me Trashin, i cili ndezi shpresat e miqve, duke rihapur sfidën.

Në minutën e 45+2, skuadra e drejtuar nga Enkelkejd Dobi trefishoi shifrat. Boçi iu prishi menjëherë festën miqve.

Në minutën e 49, Zhongo u ndëshkua me kartonin e verdhë, ndërsa 2 minuta më vonë, mori kartonin e dytë të verdhë, pasi ndërhyri ashpër ndaj Bolzan dhe la Teutën me 10 lojtarë, duke komplikuar ndeshjen.

Në minutën e 57, Flamurtari ngushtoi diferencën. Bolzan përfitoi nga rrëmuja në zonë dhe shënoi supergol për vlonjatët.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në përfundim të ndeshjes.

Me këtë fitore, Teuta mban vendin e tretë me 14 pikë, po aq sa Elbasani, Egnatia dhe Dinamo, ndërsa Flamurtari renditet në vendin e 10 me 2 pikë.

Ndeshja tjetër e luajtur në kryeqytet, Partizani ka dhënë një tjetër sinjal ringjalljeje, teksa ka ndalur Egnatian pretendente me një barazim pa gola në kryeqytet.

Në një sfidë shumë të luftuar, vëmendja e të kuqve ishte të mos pësonin dhe të kundërsulmonin, duke bërë që ndeshja të kishte pak raste për shënim. Sidomos në pjesën e parë, ku dëmtimet e Bintsuka dhe Sembene ndryshuan plotësisht planet e Kërnajës.

Në të dytën, loja ishte më e hapur dhe kishte raste për skuadrat, por asnjëra nuk ia doli të gjente rrjetën. Në fund kishte pak kaos dhe një të kuq për Gudjufin, duke bërë që Partizani ta mbyllte me 10 futbollistë këtë sfidë, por me një pikë të artë të marrë përballë një ekipi pretendent.

Me këtë barazim, Egnatia mban vendin e dytë me 15 pikë, 4 më pak se Vllaznia kryesuese, ndërsa Partizani “noton në ujëra të ftohta”, pasi renditet në vendin e 7 me 8 pikë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading