Raportimi i Dumanit dhe Çelës në Kuvend, Balla kërkoi takim me krerët e grupeve parlamentare, Berisha tregon skenarin e PS: Nuk e pranojmë një pazar të tillë
Kryetari i PD, Sali Berisha tregoi skenarin e Partisë Socialiste për të mbyllur parlamentin dhe për të mos lejuar opozitën që të bëjë pyetjet ndaj drejtuesve të drejtësisë.
Jashte Parlamentit, Sali Berisha tha se kjo nuk mund ti imponohet opozitës.
“Këta kërkojnë të bëjnë një interpretim si ju leverdis sepse janë në një kompromis me ata që do të raportojnë”, tha Berisha.
Berisha: Taulant Bego Jaris hoqi maskën dhe u tha shqiptarëve se do bëjë takim me kryetaret e grupeve që u ofroi si alternative ose të hiqni dorë nga pyetjet me gojë ose do votohen pa lexim
Çfarë ka në këtë propozim? Ka skenarin e kyçjes së parlamentit. Nuk ka opozitë në botë që të pranojë të bëjë një pazar të tillë. Nëse ti do ti vesh kyçin vërja që nesër.
Në 2023-2024 pyetjet kanë qenë me gojë të gjitha.
Këta kërkojnë të bëjnë një interpretim si ju leverdis sepse janë në një kompromis me ata që do të raportojnë.