Durrës. Dështon projekti i stadiumit të ri për klubin e Superiores, tërhiqen investitorët

0
image

Projekti për ndërtimin e stadiumit të ri në Durrës ka dështuar, pasi investitorët privatë janë tërhequr nga marrëveshja. 

Sipas “Albania Team”, shkak për këtë tërheqje mësohet të jetë mospranimi i kushteve të vendosura nga qeveria. Bëhet e ditur se situata e ngjashme mund të përsëritet edhe me projektin e stadiumit të ri të Vlorës. 

Investitorët thuhet se janë shprehur të pakënaqur edhe me mënyrën si janë dhënë lejet e ndërtimit në Durrës. Ata kishin kërkuar që të kishin ekskluzivitetin për ndërtimin e kullave pranë zonës së stadiumit, derisa të shiteshin njësitë e tyre banesore dhe tregtare. 

Por lejet e shumta të reja për ndërtime në qytet kanë rritur ndjeshëm konkurrencën në tregun e pasurive. Kjo ka ndikuar që investitorët të konsiderojnë projektin si ekonomikisht të paqëndrueshëm.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading