Belinda Balluku me fletëthirrje nga SPAK për t’i komunikuar akuzat, Ministrja e Infrastrukturës shfaqet duke prezantuar drejtuesin e ri të DPSHTRR

0
image

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila është nën hetim për një sërë dosjesh, për shkelje të barazisë në tendera është thirrur nga SPAK për t’i komunikuar akuzat.

Thirrjes së parë për ditën e hënë, Balluku nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit. Për të u lëshuar një fletëthirrje e dytë, ku iu kërkua që së bashku me një avokat të paraqitet në Prokurorinë Posaçme ditën e premte.

Nuk dihet nëse do të shkojë apo jo, por nëse nuk paraqitet, ajo duhet të shoqërohet me forcë nga Policia.

Ndërkohë sot, Balluku është shfaqur duke prezantuar drejtorin e ri të DPSHTRR, ish drejtorin e Portit të Durrësit, Kreshnik Bajraktari.

“DPSHTRR do ta drejtojë duke nisur nga sot Kreshnik Bajraktari. Kreshniku ka vite që punon me transportin rrugor, është inxhinier mekanik. Pra do keni një profesionit, një person që ka kontribuar në transportin publik. Kreshniku është një bashkëpunëtor i mirë, një zyrtar i ndërgjegjshëm. Për cka mund tju garantoj është që do jetë një drejtues mbështetës”, tha Balluku në prezantimin e tij.

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.

Kreu SPAK, Altin Dumani, u pyet dje në Kuvend lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Deputetët e opozitës pyetën nëse SPAK po heton disa dosje që lidhen me Ballukun, përfshirë çështjet mbi shitblerjen e energjisë, projektet e rrugëve, parqet fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, si edhe termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi se për sa kohë çështjet ndodhen në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje apo informacione për ecurinë e tyre, por tha se inkurajon prokurorin Dritan Prençi.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading