Moti sot e mërkurë 29 tetor. Diell dhe temperatura mbi 20 gradë

0
image

Të mërkurën, vendi ynë do të ndodhet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, pa reshje shiu. Temperaturat gjatë natës dhe mëngjesit do të jenë të ulëta, rreth 7–10 °C, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites do të ngrihen ndjeshëm, me vlera që arrijnë deri në 20–22 °C në orët me diell.

Pas mesditës, temperaturat do të fillojnë të bien gradualisht sërish, duke u ulur gjatë mbrëmjes në 10–13 °C.

Era do të fryjë kryesisht nga jug me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina herë pas here mund të arrijë deri në 9 m/s.

Deti do të jetë i qetë, me valëzim të lehtë në forcën 1–2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitet turistik në brigje.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading