Java që nga e hëna pasdite nis me shtrëngata shiu, dëborë dhe ngrica! Ministra e Mbrojtjes thirrje për kujdes, ja qarqet më të rrezikuara

0

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një njoftim urgjent për qytetarët, duke bërë me dije se prej pasdites së  ditës së hënë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe stuhi, ndërsa disa zona rrezikojnë edhe dëborë dhe ngrica.

moti-me-shio

Sipas të dhënave të përditësuara nga IGJEO dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, situata pritet të përkeqësohet gradualisht nga 17 deri më 20 nëntor.

Ditën e Hënë, 17 Nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta. Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites.

Ditën e Martë, 18 Nëntor 2025, reshjet do të shtohen në të gjithë territorin:
* Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri
lokalisht shumë intensive.
* Në Lezhë priten reshje intensive.
* Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.
* Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri mesatare.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Ditën e Mërkurë, 19 Nëntor 2025, parashikohen reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumëintensive, ndërsa në qarqet e tjerë reshje mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Ditën e Enjte, 20 Nëntor 2025, pritet ulje e intensitetit të reshjeve. Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë të dobëta.

Njoftimi për shtyp:

Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi. Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë javës priten reshje me intensitet të lartë në të gjitha qarqet e vendit, të shoqëruara me shtrëngata dhe në zona të caktuara me reshje dëbore.

Ditën e Hënë, 17 Nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta. Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites.

Ditën e Martë, 18 Nëntor 2025, reshjet do të shtohen në të gjithë territorin:
* Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri ;okalisht shumë intensive.
* Në Lezhë priten reshje intensive.
* Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.
* Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri mesatare.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading