Zv.Kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

0
image

Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë çështje…

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku u paraqit në SPAK pasditen e së premtes. Balluku është thirrur nga Prokuroria Speciale, ndërsa gjatë raportimit në Parlament, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, pohoi se zv.Kryeministrja është në hetim.

Balluku është paraqitur në SPAK me mbrojtësit e saj ligjorë . Pak më herët në Prokurorinë Speciale shkoi Pamela Qirko, motra e Belinda Ballukut, e cila duket se do të jetë një prej avokatëve të saj.

Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë çështje. Në momentin e hyrjes në SPAK, zv.Kryeministrja ka shmangur komentet për mediat.

PD ka dorëzuar në SPAK 4 padi për Ballukun: për çështjen e tunelit të Llogarasë, shitblerjet e energjisë elektrike, panelet fotovoltaike dhe 2 anijet TEC të prodhimit të energjisë elektrike.

Belinda Balluku prej 2019 mban postin e zv.Kryeministres, si dhe ministre e Infrastrukturës.

Balluku në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte drejtuese politike e PS-së në Qarkun e Fierit, atje ku siguroi 12 mandate për forcën politike që përfaqëson, një rezultat rekord në të gjithë historikun e zgjedhjeve në qarkun e dytë më të madh në vend.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading