Lihet në burg 25-vjeçari që goditi me thikë në zemër të atin, avokatja e Marjanit: Ende se ka kuptuar çfarë ka bërë! Duhet të shtrohet në psikiatri, t’i bëhet urgjent akt-ekspertimi

0
image

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij, Pjetër Kodheli, ngjarje e ndodhur mesditën e 28 tetorit në fshatin Shkallnur.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ku i riu u shfaq fillimisht i qetë dhe i buzëqeshur para gjykatës.

Avokatja: Marjani akoma nuk i kupton veprimet që ka kryer, shikohet si person i mbyllur, i heshtur dhe nuk e dimë se çfarë ka vuajtur nga brenda. Sjellja që ka bërë është realisht e rëndë, e paparamenduar nga askush.

Ishte një veprim i momentit. E ëma e djalit ka deklaruar se nuk kanë pasur konflikte, që 18 vjeç ka emigruar. Nuk e di si është ndjerë atje, në muajin qershor ishte kthyer i heshtur i mbyllur, po priste të largohej sërish, Para pak ditësh i vdiq edhe gjyshja, është mundur të rrijë disa ditë siç i ka thënë edhe i ati, “kujdes kur të vijnë njerëzit, t’i presësh, t’i përcjellësh”, si duket këto fjalë mund të mos i kenë pëlqyer. Marjani nuk ka pasur kallëzime ndaj tij.

Nga ana ime, si avokate, duke parë gjendjen e tij, kam kërkuar shtrim të përkohshëm në një institucion mjekësor dhe mendoj se është urgjente ti bëhet një akt ekspertimi për të parë gjendjen e shëndetit mendor.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading