I arrestuar edhe 3 vite më parë, Altin Celami pjesë e grupit të Durrësit, u shiste armë vrasësve me pagesë
Policia ka arrestuar në Tiranë 46-vjeçarin Altin Celami, një emër i njohur për autoritetet. Ai akuzohet se furnizonte grupe kriminale me armë zjarri dhe drogë.
Një ish-ushtarak i cili u prangos 3 vite më parë në kuadër të operacionit ‘Porositësi’, pasi u siguronte armë vrasësve me pagesë. Ai ishte ushtarak në repartin e Pezë Helmës në Tiranë. 43-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”.
Emri i tij doli gjatë aksionit në 4 tetor të vitit 2022, ku 15 persona të një grupi kriminal që merrej me vrasje me pagesë, ranë në prangat e policisë së Durrësit. Ishin vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj që zbardhën ngjarje të rënda kriminale dhe zbuluan kush ishte fshehur pas tyre.
Në 2 raste, porositësi ishte Kasandër Noga, i arrestuar në Belgjikë por që planifikonte ekzekutimin e kundërshtarëve përmes vrasësve me pagesë. Për këta të fundit, disa prej armëve siguroheshin nga ushtaraku Altin Celami.