Përmbanin kimikate, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër që vinte nga Serbia

0
image

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia.

Mësohet se bllokimi i kamionit me misër u bë në doganën e Hanit të Hotit, pasi u konstatuan kimikate. Kamioni ishte duke hyrë drejt Shqipërisë nga Mali i Zi.

Shkak është bërë prania në sasinë e misrit të aplatoxinë B1 e cila ka dalë mbi normat e lejuara për Shqipërinë. Kjo normë sipas burimeve për vendet e BE është e lejueshme, por në Shqipëri jo, pasi është mbi normat e lejuara. Në këtë mënyrë AKU në Shkodër ka bërë bllokimin e sasisë prej 25 ton misër.

Destinacioni final ishte qyteti i Elbasanit, ndërsa bëhet fjalë për misër blegtoral refuzho. Aksioni është duke vijuar ndërsa priten edhe bllokim i sasive të tjera të misrit sepse janë duke u kryer procedurat në doganën e Hanit të Hotit.

Gjithashtu, bëhet me dije se AKU ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër për shkak të disa parregullsive të gjetura atje.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading