“Kur del nga Shqipëria pagesa është 640 lekë”- Trau në Kukës-Morinë, Erion Braçe kritika Ministrisë së Infrastrukturës: Çudia, paguan me euro, kusurin ta kthejnë në lekë! E pandershme

0

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka kritikuar Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me pagesën në traun e vendosur në Kukës-Morinë, ku ngriti shqetësimin se qytetarët paguajnë më shumë kur dalin nga territori i Shqipërisë, sesa kur hyn nga kufiri i Kosovës.

Erion Braçe, në Komisionin për Financat, të cilit ministrja Belinda Balluku që është marrë e pandehur iu shmang duke u përfaqësuar nga zëvendësja e saj Enkelejda Muçaj, u shpreh se “kur hyn nga Kosova pagesa është fiks 5 euro, kur del nga Shqipëria në Kosovë pagesa është 640 lekë”.

Ai theksoi se në pikat e kontrollit ku bëhet pagesa nuk ka kurs monedhe të shpallur, duke theksuar se nëse pagesa bëhet në euro, kusuri dhe llogaria të bëhet në lekë.

 Këto 1.5, 1.4 euro po të sjellësh në vëmendje fluksin e verës bëjnë shumë para”, theksoi ligjvënësi socialist, duke shtuar se kjo është e pandershme.

Erion Braçe: Si monitorohet nga ana juaj kjo gjë, është thjesht dhe vetëm vullnet e deklarim i kompanive nën kontratë, apo ushtroni edhe ju kontroll për këto flukse të trafikut. Kam një shqetësim që vjen i përsëritur për pagesën Kukës Morinë. Kur hyn nga Kosova pagesa është fiks 5 euro, kur del nga Shqipëria në Kosovë pagesa është 640 lekë. Bëjnë 6.4 euro në kursin e këmbimit. Por ndodh edhe çudia me madhe, po të duash të paguash në euro, që praktikisht i bie më lirë, të kthejnë kusur në leke dhe llogarinë ta bëjnë në lekë.

Ndërkohë në pikë e kontrollit ku bëhet pagesa nuk ka asnjë kurs monedhe të shpallur, që praktikisht duhet të ishte kursi zyrtar i ditës. Këto 1.5, 1.4 euro po të sjellësh në vëmendje fluksin e verës bëjnë shumë para.

Ndaj ju pyes është çështje deklarimi kompanie në këtë rast, trafiku, fluksi apo ushtroni edhe ju kontroll. I bie e pandershme kjo gjë nga ana e operatorit që monitoron rrugën.

Enkelejda Muçaj: Kontratat janë në monitorim të dyja, sa i përket çështjes së trafikut. Ka një mekanizëm të kontrollit të kontratave koncesionare, ndërkohë kontrollon  gjithë performancën e kontratës në kuptimin e të gjithë parametrave dhe modelit financiar të secilit prej tyre deri më tani dhe sidomos në lidhje me çështjen e tarifave që ju përmendet mendojmë se duhet ta marrim si një detyrë për ta kuptuar gjendjen aktuale që raportoni, për të përcaktuar se cili është parametër i pandershmërisë, papagesa po.

Tek risku, deri më tani është me koncesionarin, Buxheti shtetit nuk ka paguar asnjë parashtesë për secilin prej tyre

Erion Braçe: Mjafton kursi i euros, që ata të jenë të lumtur, e kupton

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading