Deputetet e opozitës kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

0

Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore. 

barazia gjinore

Kujtojmë se ligji për Barazinë Gjinore u miratua në Kuvend të enjten e kaluar me 77 votat e mazhorancës.

Në kërkesën e deputeteve demokrate evidentohen të gjitha argumentet për antikushtetutshmërinë e ligjit.

 

 

Deputetet e opozitës kërkojnë që ligji për Barazinë Gjinore të rikthehet për rishqyrtim në Kuvend. Sipas tyre  ligji për Barazinë Gjinore bie ndesh me Kushtetutën.

Në kërkesë theksohet se Presidenti i Republikës është përpara një prove historike: A do të mbrojë parimet e Kushtetutës, të arsyes dhe të lirisë, apo do të dorëzohet para imponimit të ideologjisë? A do të qëndrojë në themelin e së drejtës, apo do të rrëshqisi në autoritarizëm ideologjik të paketuar si “tolerancë”?

“Për këtë arsye, ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit të detyrës tuaj si President i Republikës, të ngriheni në lartësinë e detyrës, të ndaloni përcarjen, deformimin, denatyrimin, dhe të ndiqni edhe këshillat e komuniteteve fetare, për të ruajtur tradidën shqiptare se asnjë rregull në shoqrinë tonë nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Për të gjitha sa më lart, Të riktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për barazinë gjinore”, sipas kompetencës që ju njeh Kushtetuta në nenin 85 të saj”,  thuhet në kërkesë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading