Sulmi kibernetik në SPAK, ish-Drejtori i Burgjeve zyrtarisht nën hetim; si u tentuan të merreshin dosjet nga kompjuterat e 3 prokurorëve

0

Sulmi kibernetik në SPAK, ish-Drejtori i Burgjeve zyrtarisht nën

SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-drejtorin e burgjeve, Agim Ismailin. Ky i fundit është marrë nën hetim lidhur me atë që konsiderohet si tentativa e hakerimit të sistemit të SPAK. Ismaili u paraqit ditën e sotme në ambientet e SPAK, ku qëndroi për më shumë se 60 minuta.

Disa muaj më parë janë arrestuar edhe dy persona, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Gjoni akuzohet nga SPAK për përpjekje për të hyrë në email-et e tre prokurorëve të posaçëm, duke marrë disa të dhëna, por pa pasur qasje në dosje hetimore.

Hakerët tentuan të merrnin informacione nga kompjuterët e 3 prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por sipas Prokurorisë, nuk arritën që të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së.

Ndërsa Rrokaj, ish-punonjësi i IMT, akuzohet se në bashkëpunim me Gjonin, tentuan të hyjnë në email-in e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, por pa sukses.

Të dy këta persona i kanë shpërndarë dokumentet që kanë arritur të marrin në persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë dy gazetarë, por edhe ish-kreu i burgjeve, Agim Ismaili si dhe Dritan Palikaj, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.

Ngjarja ndodhi më 12 mars dhe arrestimet u kryen brenda 24 orësh. Pajisjet dhe skedarët e përdorur për ndërhyrjen u sekuestruan nga autoritetet.

Sipas tyre, falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbeti i pacënuar.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading