E pazakontë në festën kuqezi pas fitores! Broja i përlotur në stol nuk do të marrë pjesë, Hysaj e merr me zor të shkojë te tifozët

0

Shqipëria ka siguruar për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në fazën play-off të Kupës së Botës.

bandicam 2025-11-13 22-59-36-380

Një arritje e jashtëzakonshme që padyshim është shoqëruar me festën në fushë të futbollistëve kuqezi. Por jo të gjithë kanë qenë duke festuar. Ndërsa lojtarët përgëzonin njëri-tjetrin dhe gjithashtu edhe poshtë tribunës së ultrasve që kishin udhëtuar për të parë ndeshjen, Armando Broja nuk mori pjesë në festë.

Lojtari ishte dukshëm i zhgënjyer për paraqitjen e tij në këtë ndeshje dhe u shfaq i përlotur ndërsa të tjerët festonin. Ishte Elseid Hysaj ai që vrapoi nga ana tjetër e fushës dhe mori me zot sulmuesin për t’iu bashkuar lojtarëve të tjerë, meqë në ato momente do të kryhej edhe foto e rastit historike.

Edhe zëvendëspresidenti i FSHF, Lutfi Nuri, ngushëlloi lojtarin i cili pa dëshirë iu bashkua pjesës tjetër të ekipit për foton, duke shkuar më pas i dëshpëruar drejt dhomave të zhveshjes.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading