PD rikthen çadrën në Parlament dhe Kryeministri, Berisha zbulon skenarin me dy faza

0

Berisha tha se do të “hapet” një Parlament para godinës qeveritare, sipas tij për shkak se gjatë seancave në Kuvend opozita nuk është lejuar të debatojë.

Partia Demokratike do të rikthehet me çadrën para Kryeministrisë siç është parlajmëruar prej ditësh.

Megjithatë ndryshe nga Lulzim Basha, protesta nuk do të jetë e përditshme, por vetëm një herë në javë. Kryetari i PD, Sali Berisha zbuloi pjesë nga skenari në komunikimin me ndjekësit në Facebook ku e cilësoi një parlament para godinës qeveritare.

PD rikthen çadrën në Parlament dhe Kryeministri, Berisha zbulon

Shkak sipas tij është fakti se PD nuk lejohet të flasë në Kuvend.

“Protesta e ditës së hënë, do të hapim aty një foltore, një Parlament. Në 10 seanca opozita është lejuar të debatojë vetëm në 1 seancë.Para këtij bllokimi të plotë, hapim foltoren parlamentaro-qytetare para Kryeministrisë 1 herë në javë, ku deputetë dhe qytetarë do thonë zërin e tyre. Protesta të tjera po projektohen, por do të thirren në kohën e përshtatshme”, tha Berisha.

Kreu i PD gjithashtu reagoi edhe për deklaratat e kryeministrit Rama për mungesën e disa ilaçeve të trajtimit të sëmundjeve të rënda.

Ai akuzoi Ramën për papërgjegjshmëri dhe shpërdorim të fondeve publike, duke theksuar se “të gjitha ilaçet e munguar nuk do të kushtonin as sa një e pesta e shpenzimeve personale të Ramës”.

“Sot në mënyrën më të papërgjegjshme dhe unike në botë u deklaronte qindra e qindra të sëmurëve me sëmundje të rënda, familjeve të mijëra të tjerëve që nuk janë më, se nuk kishim ilaçe meqë ishin shumë për mjekimin e tyre. Të udhëtosh me çarter dhjetëra e dhjetëra herë dhe të lësh të sëmurët në kthetrat e më të pamëshirës, vdekjes, kryen një krim kundër njerëzimit. T’i lësh pa ilaçe. Pikërisht sot pranoi se i lamë pa ilaçe se nuk kishim se ata ishin shumë. Unë u garantoj se të gjithë ata pa përjashtim, të gjitha ilaçet e tyre që janë vërtet të kushtueshme, të marra së bashku nuk kushtonin kurrë as edhe një të pestën e shpenzimeve personale të Edi Ramës për avionë, për makina, për kopshtin e Edenit, për Giro D’italia. As një të dhjetën. Por natyrisht njerëzit i shumëzon me zero para interesave të verbra të pushtetit tënd”, tha Berisha.

Berisha akuzoi qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për vjedhje dhe tregti me ilaçet, duke iu referuar gjetjeve të KLSH.

Ai u shpreh i gatshëm për debat dhe pyetje nga qytetarët, ndërsa i quajti deklaratat e Ramës mashtrime dhe qeverisjen e tij të papërgjegjshme.

“Sot ai në shpirtkazmëri si për t’i prekur, iu rikujtoi qytetarëve eksperiencën e tij personale. Edhe më makabër bëhesh me këtë Edi Rama, se nuk e besoj se ke lënë ndonjë person tëndin pa ilaçe dhe unë shpresoj të shërohet. Por po të kishe ndjeshmëri ti, po t’i konsideroje qenie njerëzore, ti nuk i lije kurrë ata pa ilaçe. Ti u bije vizë të gjitha këtyre shpenzimeve për t’u garantuar ilaçet atyre. Tani thua se këtë vit do kenë ilaçet. Uroj që të mos ua vidhni ilaçet siç keni vepruar. Sepse ju keni vjedhur paratë e ilaçeve. Sepse ju keni bërë tregti me ilaçet. Ministrja jote është pasuruar me ilaçe. Administrata jote është pasuruar me ilaçe. Janë këto të gjitha të evidentuara në akte të KLSH. Unë u ndala në këtë moment se ky është një moment shumë i dhimbshëm. Po ky është njeri i papërgjegjshëm, njeri që për pushtetin e tij është i aftë të bëjë gjithçka dhe të mashtrojë për çdo gjë”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading