Skënderbeu fillon duhanin

0
Mund të jetë një imazh i monument
Një dyqan cigaresh, ka vënë këtë statujën ku Skënderbeu shihet me puro në dorë.
Me gjithë këto ndodhira tek ne, të ish gjallë me siguri do kishte nisur duhanin dhe gjëra tjera, por shqetësimi im është;
– Po sikur një shtëpi publike që mund të hapej, ta bënte në rolin e playboyt?
– Po sikur një kasap, një rrobaqepës, një veteriner, një këpucar, një roje parkingu, një lulishtar, dyqan lodrash seksi etj.etj të përdorte të njëjtën qasje?
Çfarë nuk do na dilte Heroi!
Pak a shumë është si ato reklamat e shisheve të dhallëst, ku Ismail Qemali, Nënë Tereza etj. reklamoheshin për të treguar shishe të ndryshme.
Nuk duhet lejuar kjo!
Jo se duket dhe aq keq me puro në dorë, por në kohën e tij nuk ekzistonte duhani.
Pastaj, nëse këto profesionet tjera do e përdornin për reklamin, kushedi si do dukej, dhe me siguri në shumë raste edhe shumë qesharak.
Disa gjëra janë e duhet të mbeten të shenjta.
Në gjithë historinë tonë kemi pak heronj, fare pak.
Ndaj nuk duhet të preken, ndryshe do na dalin personazhe komikë a filmash për fëmijë e të rritur, e gjithëfarllojësh tjetër.
Vëzhgim nga ing. Abdulla Diku

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading