“Më shumë detaje, në vijim…”, Ahmetaj i përgjigjet SPAK-ut: Po bën zhurmë për të hequr vëmendjen nga megaskandalet

0

“Më shumë detaje, në vijim...”, Ahmetaj i

Ahmetaj rrëzon pretendimet e SPAK në seancën gjyqësore për dosjen “Buka”…

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sot pas seancës gjyqësore që u mbajt mbi dosjen “Buka”, ku u fol për një kërkesë drejt Zvicrës për ekstradimin e tij. Po ashtu SPAK deklaroi se janë duke verifikuar një transfertë parash dhe prokurori Elvin Gokaj la të nënkuptohet se mund të ketë akuza të reja.

Ahmetaj në rrjetet sociale ka rrëzuar pretendimet e SPAK. Sipas tij, kërkesa për ekstradimin e tij është bërë para dy viteve. Ndërkohë sa i takon transfertës, ai shprehet se nuk ka asnjë transfertë mes tij dhe personave të tjerë dhe SPAK e di mirë këtë.

Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon: Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…; ⁠Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia”, shprehet Ahmetaj.

Sipas tij, zhvillimet sot tregojnë se hetimi ndaj tij është me regji. Ai shprehet se SPAK po kërkon të heqë vëmendjen nga skandalet e qeverisë. Ai ka paralajmëruar zhvillime në ditë në vijim.

“⁠Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.  Më shumë detaje, në vijim….”, shprehet Ahmetaj.

Arben Ahmetaj akuzohet për privatizimin e një pjese aksionesh shtetërore të shoqërisë “Buka”, por në të gjithë ecurinë e këtij procesi, pra privatizmit, ka hapa proceduriale normale, e që nuk ka asnjë lidhje personi i akuzuar. Kjo shikohet në të gjitha dokumentet e dosjes, të cilën Pamfleti e zotëron.

Procedura e privatizimit të shoqërisë “Buka” daton që në vitin 2004, por një vit më pas kjo procedurë u ndërpre nga një vendim i Gjykatës së Apelit të Tiranës. E cila u lëviz nga dy prej trashëgimtarëve të truallit ku ndodhet kjo ndërmarrje, Kasëm e Salih Myderrizi. Gjykata e Apelit kërkoi anulimin e urdhrit të ministrit të Ekonomisë të vitit 2004, si dhe detyroi këtë institucion pra ministrinë e Ekonomisë për të bërë llogaritjen e saktë sipas vlerës së tregut për pronarët. E sipas kërkesës së vendimit të formës së prerë, procesi i privatizimit nisi në vitin 2014.

Me shkresën nr 332/2 të datës 20.01.2014 të ish-ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, është përcaktuar qëndrimi që duhet mbahet nga aksioneri shtetëror në këtë shoqëri, në mbledhjen e Bordit drejtues të shoqërisë “Buka”, ku është përcaktuar: miratimi i paketës shtetërore të shoqërisë, dhe llogaritja e vlerës së saj, duke caktuar edhe grupin e ekspertëve për këtë çështje.

Pas dorëzimit të raporteve të ekspertëve, në lidhje me vlerësimin e asetëve, ka dalë urdhri i ministrit për të shitur aksionet shtetërore, me procedurë të rregullt ankandi.

Ekspertët, në prill të vitit 2014, kanë përcaktuar rrugën se si do të transferohen asetet e aksioneve shtetërore, tek pronarët, për të cilët Gjykata e Apelit e ka detyruar institucionin që të bëjë veprimet. Sipas vlerësimit të vjetër, aksionet shtetërore për t’iu dhënë pronarëve ishin përcaktuar me vlerën e 3.123%. Ndërkaq, me vlerësimin e ri, u llogarit 4.73% e aksioneve shtetërore. Ky ndryshim ka ardhur pas korrektimit të sipërfaqeve të truallit dhe vlerës së tij. Pas këtij korrektimi, paketa shtetërore u llogarit 45.977%, paketë e cila ka dalë në ankand.

Pra në shitje nuk kanë dalë vlera totale e 50.71%, por vetëm pjesa shtetërore prej 45.9%, pasi diferenca prej 4.73% u jepet pronarëve të truallit, siç e kërkon dhe vendimi i Gjykatës së Apelit. Ndërkaq, në llogaritjen e aseteve, nuk është ndjekur kërkesa e familjes Myderrizi, e cila kërkonte rivlerësimin sipas vlerës së tregut të një trualli të veçuar të ndërmarrjes. Nëse do të ndodhte kjo për një sipërfaqe të konsiderueshme prej më shumë se 6 mijë metra katror, atëherë do të kishim një efekt domino, pra do të çonte në rivlerësimin e aseteve të të gjithë pronarëve të truallit ku ndodhet shoqëria, çka do ta çonte në zero paketën e aksioneve shtetërore. Pra, duhet theksuar se urdhri 11 i vitit 2004 i Ministrisë së Ekonomisë nuk ishte në fuqi, pasi u rrëzua nga vendimi i formës së prerë i Gjykatës së Apelit. E pas kësaj në 2014 ministria e Zhvillimit Ekonomik ka nxjerrë akte nënligjore në zbatim të vendimit të gjykatave, ku familjes Myderrizi i është venë në dispozicion vetëm 4.73% e aksioneve shtetërore.

Arben Ahmetaj, në cilësinë e ministrit ka thirrur mbledhjen e bordit të shoqërisë “Buka” për rivlersimin e aseteve siç e kërkon vendimi i gjykatës, e më pas ka nxjerrë shkresën për privatizimin e aseteve shtetërore. Ministri në këtë rast nuk ka vlerësuar në asnjë rast asetet, por ato janë bërë nga një ekip i gjerë ekspertësh, që e kanë detyrë këtë proces.

Por çfarë ndodhi më pas, pra pas vendimit të vitit 2014 për asetet e paketës shtetërore? Ndodhi që oreksi i pronarëve të tjerë u rrit dhe e çuan çështjen në Gjykatën Administrative, e cila në dy shkallët e saj, mori një vendim në favor të pronarëve të tjerë.

Në vitin 2017, vendimi i gjykatës merr formë të prerë nga Apeli Administrativ. Pas këtyre vendimeve, në vitin 2018, Arben Ahmetaj, tashmë ministër i Financave, nxjerr një urdhër ku anulon privatizimin e aseteve shtetërore, si dhe shfuqizon ankandin e bërë për këtë çështje, pasi këtë e kërkon Gjykata Administrative. Ky është urdhri final i këtij procesi, që rrëzon totalisht çdo aludim apo akuzë.

Në fund, procesi nuk ka prodhuar asgjë, e si i tillë nuk ka pasur as pasojë, as dëm ekonomik, e as probleme të tjera. /Pamfleti

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading