Durrës.Tentoi të kalonte mallra kontrabandë në port, arrestohet 48-vjeçari! Një tjetër në hetim

Policia në pikën kufitare të portit të Durrësit ka arrestuar një shtetas dhe ka nisur hetimet ndaj një tjetri pasi tentuan të kontrabandonin mallra duke i fshehur në automjetet që drejtonin.
Në pranga u vu shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se kishte fshehur në kamionin që drejtonte, 240 shishe me verë, dyshohet me qëllim kontrabandimin.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. S., banues në Lushnjë, pasi në dalje të Shqipërisë, u konstatua se kishte fshehur në furgonin që drejtonte, 15 celularë dhe sasi të konsiderueshme produkti ushqimor, dyshohet me qëllim kontrabandimin.
“PKK Port, Durrës/Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.
Tentuan të kontrabandonin mallra, duke i fshehur në automjetet që drejtonin, vihet në pranga një 48-vjeçar dhe në hetim një shtetas tjetër.
Sekuestrohen pije alkoolike, aparate celularë dhe sasi të konsiderueshme produkti ushqimor, të gjitha pa fatura blerjeje.
Gjithashtu, sekuestrohen kamioni dhe furgonin, ku këta shtetas fshehën mallrat.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës:
-arrestuan në hyrje të Shqipërisë, shtetasin A. Gj., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se kishte fshehur në kamionin që drejtonte, 240 shishe me verë, dyshohet me qëllim kontrabandimin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. S., banues në Lushnjë, pasi në dalje të Shqipërisë, u konstatua se kishte fshehur në furgonin që drejtonte, 15 celularë dhe sasi të konsiderueshme produkti ushqimor, dyshohet me qëllim kontrabandimin”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.