Pep Guardiola : Bota e braktisi Palesntinën
Barcelona pret të martën ndeshjen e bamirësisë, një miqësore mes Katalonjës e Palestinës, për të cilën Pep Guardiola bëri thirrje për pjesëmarrje masive: Është një ndeshje simbolike, ku palestinezët do të shikojnë se ka një pjesë të botës që kujdeset për ta. E gjithë bota i braktisi, nuk bëmë asgjë për ta dhe lejuam një popull të tërë të shkatërrohet. Nuk mund ta mendoj se mund të ketë një njeri të vetëm, që mbështet masakrat që janë bërë në Gaza. Tek drejtuesit politikë kam pak besim sepse janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të ruajtur pushtetin e tyre. Rikthimi im tek Barcelona? Nuk e refuzoj! I kam dhënë gjithçka si lojtar e si trajner, tani është koha e trajnerëve të rinj.
