“Pse duhet të presim Oerdin”? Manja i kthehet deputetes në Komisionin e Ligjeve: Zegjine, grupi parlamenatar ka hierarki!

0

"Pse duhet të presim Oerdin"/ Manja i kthehet deputetes në

Komisioni i Ligjeve shtyu mbledhjen me 20 minuta gjatë kohës që do të shqyrtohej drafti për disa ndryshime në ligjin për komisionin hetimor pasi siç tha kryetari i Komisionit, Ulsi Manja duhej pritur edhe ardhja e Oerd Bylykbashit.

Kjo duket se nuk i pëlqeu deputetes së re Zeqine Çaushi, e cila kërkoi vijimin e mbledhjes, por u ndesh me reagimin e kreut të Komisionit.

Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.

Zeqine Çaushi: Pse duhet pritur?

Manja: Zeqine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading