Rama vijon të bëjë protagonistin në mediat e huaja, përplaset me ish-kreun e Google për Diellën

0

Rama vijon të bëjë protagonistin në mediat e huaja,

Akuzat e Eric Schmidt për eksperimentet me Diellën acarojnë Ramën…

Kryeministri Edi Rama vijon të bëjë protagonistin në arenën ndërkombëtare. Pas përplasjeve në distancë me Sekretaren e Brendshme britanike mbi emigrantët, sot është “kapur” me ish-drejtorin ekzekutiv të Google, Eric Schmidt.

Pak ditë më parë në “The New York Times”, Schmidt thoshte se me ministre AI, Shqipëria po shkonte drejt qeverisjes nga algoritmet.

Algoritmet mund të optimizojnë efikasitetin, por ato nuk mund të vendosin midis vlerave konkurruese, zgjedhjet që qëndrojnë në zemër të politikës demokratike. Pa transparencë se si Diella arrin në përfundimet e saj dhe pa mekanizma për të sfiduar vendimet e saj, qytetarët në mënyrë të pashmangshme do të ndjejnë padrejtësi dhe pa mundësi për t’u mbrojtur.

Në vend që ta zëvendësojmë demokracinë me IA-në, ne duhet ta përdorim IA-në për të rigjallëruar demokracinë, duke e bërë atë më të përgjegjshme, më të menduar dhe më të denjë për besimin e publikut. Fatkeqësisht, kjo nuk është rruga në të cilën jemi aktualisht“, shprehej ai.

Por kjo gjë i ka “djegur” Ramës, i cili është përgjigjur po me komet për prestigjiozen amerikane. Kreu i ekzekutivit shkruan se Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë, por “kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë”.

Kam shumë respekt për z. Schmidt. Lidershipi e tij në Google dhe idetë e tij mbi marrëdhënien midis teknologjisë dhe shoqërisë kanë frymëzuar një brez të tërë politikëbërësish, përfshirë edhe mua. Por si kryeministër i Shqipërisë, u zhgënjeva kur lexova përshkrimin e tij për Diellën, nismën shqiptare të qeverisjes me A.I., si “një hap drejt ‘algokracisë’: qeverisjes nga algoritmet”.

Diella nuk është as sunduese dhe as zëvendësuese e demokracisë. Ajo është një shërbyese civile digjitale, një kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente.

Për dekada me radhë, Shqipëria, si shumë demokraci të reja, është përballur me korrupsion në prokurimet publike. Kur rregullat shkelen, nuk janë algoritmet që dështojnë, por njerëzit.
Diella është ndërtuar për të zbatuar ligjet dhe procedurat ekzistuese paanshmërisht dhe pa ndikim politik. Vlerat që ajo zbaton, drejtësia, transparenca, efikasiteti, nuk janë abstraksione matematikore; ato janë parime demokratike, të kodifikuara dhe plotësisht të auditueshme.

Me Diellën, çdo vendim është i gjurmueshëm, i shpjegueshëm dhe i hapur për apelim. Kjo nuk është “qeverisje me algoritëm”. Është qeverisje përmes ligjit, e zbatuar nga teknologjia, nën vëzhgimin e qytetarëve.

Qëllimi i Shqipërisë nuk është t’ia dorëzojë pushtetin makinave, por por të çlirojë njerëzit nga joefikasiteti dhe tundimi. Ne nuk po ndërtojmë një algokraci në Shqipëri. Ne po ndërtojmë një demokraci digjitale”, thuhet në editorialin e Ramës për “The New York Times”.

Pra kjo është një tjetër lëvizje e Ramës, i cili mundohet të tërheqë vëmendje te të huajt. /Pamfleti

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading