E pazakontë në Greqi. Grabitësit u futën për të vjedhur në banesë por ranë nga ballkoni, pronari u jep ndihmën e parë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë grabitjes së një banese në Selanik të Greqisë.
Dy persona, të cilët u futën për të vjedhur në një shtëpi, përfunduan duke u rrëzuar nga ballkoni prej një lartësie rreth 6 metra.
Ka qenë pronari i shtëpisë, i cili u ka dhënë ndihmën e parë e më pas ka lajmëruar ambulancën dhe më pas janë dërguar për mjekim në spital.
Policia raporton se autorët vodhën bizhuteri, telefona celularë, sende personale ndërsa pasi u plagosën u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sakaq, në kërkim është shpallur dhe një person i tretë, i cili dyshohet të ketë pasur rolin e shoferit, i cili sipas hetimeve, i ka pritur jashtë rrethimit të banesës, dhe më pas ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes