Këngëtarë, modele dhe gazetarë; lista e konkurrentëve të ‘Big Brother Vip Albania 5’!

0

Pas shumë spekulimesh, po përfliten emrat që mund të jenë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother Vip Albania. Një rikthim i bujshëm duket ai i Stines, një prej artistëve më të pëlqyer nga publiku që prej viteve 2005, pas pjesëmarrjes së tij në Top Fest.

Sipas Vip Magazine, në këtë listë përfliten edhe emra të tjerë si: Sabina Mete, Ardit Murataj, Rovena Dilo, Kristi Lamaj, Angela Martini, Valer Kolnikaj, Kleoniki Delijorgji, Juxhin Plovishti, Robert Aliaj, Selin Bollati, Jonida Mukja dhe Dajana Gjoka, Ilir Vrenozi.

Nga produksioni është konfirmuar deri tani vetëm Angelo Haruni, moderator i një emisioni ekonomik në Top Channel. Vetë Haruni e bëri të ditur lajmin në fund të emisionit, duke i ftuar teleshikuesit për një takimi të ri në “shtëpinë më të famshme në Shqipëri”.

Ndërkohë, në rrjet po përflitet edhe Lorenc Vangjeli, analist dhe komentator, pas disa deklaratave të bëra mbrëmë në emisionin Top Story, si një tjetër kandidat i mundshëm për këtë edicion

Këngëtarë, modele dhe gazetarë; lista e konkurrentëve

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading