Kushner braktis Beogradin dhe Hollywood-in, a do të ketë të njëjtin fat edhe Sazani?

0

Në dritën e tërheqjeve të fundit, lind pyetja se çfarë mund të ndodhë me projektet e premtuar të Jared Kushner?

Dhëndri i presidentit Donald trump, Jared Kushner dhe kompania e tij Affinity Partners po përballen me sfida të njëpasnjëshme në investimet ndërkombëtare. Së fundmi, kompania vendosi të heqë dorë nga planet për ndërtimin e një hoteli në Serbi, pas tensioneve me autoritetet lokale që kulmuan me një padinë kundër një zyrtari të qeverisë. Ky i fundit kishte ndihmuar në hapjen e rrugës për zhvillimin e projektit.

Në të njëjtën kohë, Affinity Partners u tërhoq edhe nga beteja për blerjen e Warner Bros. Discovery, duke shënuar një goditje të rëndësishme financiare dhe strategjike.

Përfshirja e Kushner në këtë ofertë, e cila përfshinte rivalitetin e Paramount dhe ndikimin e mundshëm të Netflix, e bëri pjesëmarrjen e mëtejshme të komplikuar dhe të rrezikshme.

Në dritën e tërheqjeve të fundit, lind pyetja se çfarë mund të ndodhë me projektet e premtuar të Jared Kushner? Duke parë mënyrën se si po rrjedhin gjërat edhe projekti në Shqipëri, për resortin në ishullin e Sazanit, mund të vihet në dyshim.

Përtej aryseve si ajo në Serbi, projektin e Sazaniz mund ta pengojë edhe pozita e tij si negociator në Administratën Trump, pasi do të ndikonte negativisht të dukej se ai përdor një post publik për të përfituar personalisht në Shqipëri.

Për më tepër, akuzat e shpeshta ndaj qeverisë Rama për lidhje me grupe kriminale të trafikut të drogës, të cilat Trump i ka shpallur organizata terroriste dhe armiq të betuar të SHBA-së, e bëjnë edhe më të ndjeshme situatën, duke rritur rrezikun politik dhe reputacionin që lidhet me një investim të tillë.

Nga ana tjetër, Gaza për Kushnerin duket më tërheqëse në këto moment, me mundësi për investime në resorte dhe hotele luksoze përgjatë bregdetit të rajonit, ku mund të ketë kontroll më të madh mbi projektet dhe potencial për përfitime më të larta për Affinity Partners të dhëndrit të Trump.

Kjo situatë e tërheqjeve të njëpasnjëshme ilustron qartë ndërveprimin kompleks midis politikës, investimeve dhe pasigurive ndërkombëtare. Edhe investitorët me lidhje të fuqishme dhe kapital të madh nuk mund të shmangin rreziqet e projekteve kapitale dhe pasiguritë e tregjeve globale.

Kushner braktis Beogradin dhe Hollywood-in, a do të ketë të

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading