Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë, gjelin e detit edhe dëshmitarët

0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se PS kërkon që ta shtyjë imunitetin e të pandehurës Belinda Balluku deri në shkurt, ndërsa shtoi me ironi se deri atëherë zëvendës kryeministrja i ka “ngrënë” dëshmitarët.

Sipas tij, socialistët me afatet që po ecin, kërkojnë që ta shtyjnë shqyrtimin e imunitetit të Belinda Ballukut deri në muajin shkurt, dhe se deri atëherë zëvendëskryeministrja “ka ngrënë bakllavanë, gjelin e detit edhe provat.”“Është një çështje e ngutshme!”- Mandati i Ballukut, Bardhi: Prokurorët e bën të qartë se çdo vonesë mund të rrezikojë provat dhe intimidimin e dëshmitarëve

“E përsëris nuk mund të ketë më shumë të drejta se asnjë deputet tjetër. Kanë marrë 48 deri në 72 orë në 5 vitet e fundit. Duhet të ruajmë një standard. E pandehura mund të thotë se edhe të ha bakllavanë dhe gjelin e detit dhe intimiduar dëshmitarët dhe intimiduar. Prokuroria tha se 3 ditë janë të mjaftueshme, maksimumi 5 ditë. Kërkuan që të përmbyllej i gjithë procesi. Ne bëmë thirrje të mblidhet kuvendi në një sesion të jashtëzakonshëm. Nuk e kanë me ngut, thonë që këshilli të mblidhet me 20, pastaj edhe dy javë të tjera.

Kur ka marrë dy javë kohë këshilli për të shkruar raportin. Këta e thanë qartazi se do të merrnin dy javë kohë. Me afatet që duan të ecin, i bie që kjo çështje të shqyrtohet deri në shkurt. Deri atëherë, Belinda ka ngrënë bakllavanë, gjelin e detit edhe provat. Kjo që ka bërë Rama sot në këshillin e mandateve është e paprecedentë.”, theksoi Bardhi.

Mbledhja e sotme u shty por për datën kur do të mbahet ku pati dakordësi.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading