Dhunë, tension dhe spektakël golash; Flamurtari dhe Teuta i bëjnë të gjitha dhe në fund “shtrëngojnë duart
Përfundon mes tensionit dhe dhunës ndeshja e luajtur në Vlorë mes Flamurtarit dhe Teutës, teksa ndeshja e luajtur në Vlorë u mbyll në barazim 2-2.
Durrsakët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 21. Boçi mori një top të gjatë në qendër, i rrethuar nga mbrojtësit tentoi një parabolë dhe ia doli duke kaluar topin mbi portierin.
Takimi i vlefshëm për javën e 17 të Abissnet Superiores u ndërpre në minutën e 68, kur disa tifozë kaluan rrethimin dhe u futën në fushë duke krijuar një përleshje të pakuptimtë me lojtarët kundërshtarë.
E gjitha kjo nisi pas një “gricje” mes lojtarëve të ekipeve respektive, gjë që solli edhe futjen në fushë të tifozëve dhe irritimin e tyre. Gjyqtari shkoi të ndalte lojtarët, por u krijua kaos dhe në fushë u futën edhe stafi i durrsakëve, por edhe forcat e policisë që u munduan të gjenin fajtorët.
Në minutën e 78, vlonjatët barazuan shifrat. Pas një goditje dënimi të harkuar në zonë, Çantakias me kokë gjeti rrugën e rrjetës.
Flamurtari gjeti golin e përmbysjes së madhe në minutën e 90. Një aksion i Maksutit nga e majta solli pasimin për Oshafin, i cili nuk gaboi.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Flamurtarit, durrsakët barazuan shifrat në minutën e 97. Pas një goditje dënimi, topi shkoi te Jazxhi në shtyllën e dytë ku ai ktheu topin në portë dhe gjeti golin.
Me këtë barazim, Flamurtari mbetet në “ujëra të ftohta”, teksa renditet në vendin e 9 me 14 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e 5 me 25 pikë.
