Mot i paqëndrueshëm për ditën e sotme. Priten  reshje dhe  shtrëngata  të shkurtra shiu Temperaturat ulen me disa gradë.

0
image-100

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe kthjellime.

Në zonën e veriut dhe në qendër  do të ketë reshje  dhe shtrëngata shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para të  ditës së mërkurë. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut të herëpashershëm mbeten prezentë në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë lokale vetëm përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 12 deri 25°C

-në zonat e ulëta 14 deri 29°C

-në zonat bregdetare 16 deri 27°C

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading