Manaj në tratativa për t’u larguar nga Sivaspor. Media turke : Interesohen një klub anglez dhe një Italian

0
image-225

Rei Manaj luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Shivasporit. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në Superligën e Turqisë, ku përfundoi i treti në listën e e golashënuesëve me 18 gola të shënuar. Paraqitjet tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa tashmë kanë mbërritur edhe ofertat në lidhje me transferimin e tij.

Media turke “Fanatik” bën me dije se drejtuesit e Shivasporit janë ulur në tryezë me një klub italian dhe një anglez për të diskutuar të ardhmen e Rei Manajt. Po i njëjti burim raporton se një shitje e madhe pritet të ndodhë së shpejti. “Shivaspori është në tryezë me një ekip italian dhe një anglez për Rei Manajn, i cili shpërndau edhe mesazhin e lamtumirës. Nëse ofertat ngrihen në nivelin e pritur, një shitje e madhe mund të ndodhë në një kohë të shkurtër”, ka shkruar “Fanatik”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading