Përcaktohet data për ndeshjen e dytë midis Usyk – Fury Do të zhvillohet në Riad
Kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda, Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury do të takohen në një revansh më 21 dhjetor, sipas kryetarit të autoritetit të përgjithshëm të argëtimit të Arabisë Saudite.
Usyk mundi Fury me vendim të ndarë për t’u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i epokës me katër rripa më 18 maj. Njëherë u aludua që takimi do të mbahej ne tetor ndeshje por Turki Alalshikh thotë se data është shtyrë për në dhjetor.
Usyk, kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që nga Lennox Lewis në 1999, shtoi rripin WBC të Furyt në koleksionin e tij WBA, WBO dhe IBF kur ata u ndeshën në Riad,në Arabinë Saudite në fillim të këtij muaji. 37-vjeçari ukrainas i ka fituar të 22 ndeshjet e tij profesionale.
Sezoni i Riadit është një festival argëtues që mbahet çdo dimër që nga fillimi i tij në 2019, i cili ka pritur një numër ngjarjesh të profilit të lartë të boksit. Alashikh nuk përmendi një vend apo destinacion për ndeshjen e kthimit, por deklaroi se do të zhvillohet “gjatë sezonit të Riadit”.
Gara do t’i jepte britanikut Fury, 35 vjeç, mundësinë për të marrë hak pasi shijoi humbjen për herë të parë në karrierën e tij profesionale 16-vjeçare . Nuk ka gjasa që të katër rripat të jenë në lojë në ndeshjen e kthimit sepse IBF që planifikon t’i heqë titullin Usyk pasi ai nuk do të përballet me sfiduesin e tij të detyrueshëm në këtë Federatë.
BBC \ Përgatiti “Dyrrahu 24”