Shqipëri-Itali është një nga 2 ndeshjet më të kërkuara për bileta në Evropian. Stadiumi do jetë plot- thotë kreu i FSSHF-së
Shqiptarët do të jenë të shumtë në Gjermani! Kreu i Federatës SHqiptare të Futbollit , Armand Duka, ishte i ftuar në mbrëmjen e djeshme në “Kurthin e Piter Pan”. Duka është shprehur se ndeshja Shqipëri-Itali është mes 2 ndeshjeve që kanë ngjallur më shumë interes për bileta sa i përket gjithë fazës së grupeve në EURO24. “Stadiumi do të jetë plot me shqiptarë, italian dhe gjermanë në ndeshjen Shqipëri-Itali. Statistikat janë që 2 ndeshjet e grupeve më të kërkuara në EURO24 janë Gjermani-Zvicër dhe Shqipëri-Itali”, tha Duka.