Stabilizohet moti sot. Kushte atmosferike  relativisht të qëndrueshme

0
image-321

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira në shtim deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë.

Këto vranësira në relievet kodrinore-malore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe në relievet e larta malore të vendit reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim perëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 12m/s shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 8 deri 24°C,

në zonat e ulëta 9 deri 29°C,

në zonat bregdetare 14 deri 28°C.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading