“Nuk e llogaris energjinë për Shqipërinë”! Ramadani tregon si e do fitoren me Italinë: Një gol në minutën e 95…

0
image-169

Shqipëria do të luajë kundër Italisë në ndeshjen e parë të Europianit. Kuqezinjtë kërkojnë ta nisin me fitore në mënyrë që të kalojnë grupet e EURO24. Në konferencën e sotme për shtyp ishte Ylber Ramadani, që ka treguar sesi do t’i shijonte fitorja kundër “axurrëve”.

“Normalisht se konkurenca i bën mirë Kombëtares. Nuk ka rëndësi kush luan, rëndësi ka të japim më të miën tonë, pasi kemi kundërshtarë të fortë. Është një ndjenjë e veçantë, pasi do të kemi përballë kampionët në fuqi. Në fushë duhet të flasim dhe të tregojmë vetën tonë.

Është një ëndërr e bërë realitet. Për mua është ndjenjë e papërshkrueshme të luaj në Euro 2024 dhe unë do të bëj maksimumin si për kombëtaren si për ekipin.

Nuk e llogaris fare energjinë për Kombëtaren. Unë do të jap shumë më shumë se sa duhet.

Mua gjithmonë më ka pëlqyer kur nuk na vlerësojnë, pasi me heshtje i thyen të gjithë.

Një gol në minutën e para apo në fund? Në minutën e 95-të që ta mbyllim siç duhet”, tha Ramadani.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading