Spanja është në tjetër nivel! 79% mbajtje topi dhe 19 gjuajtje, spanjollët fitojnë me goleadë në ndeshjen e fundit miqësore

0
image-170

Spanja është padyshim kundërshtari më i vështirë në grupin B, ku gjendet edhe Shqipëria. Përpos gjithë historisë që e ndjek nga pas, iberikët e kanë treguar edhe në këto dy takime miqësore se janë në një tjetër nivel krahasuar me rivalët. Një tjetër fitore me goleadë për spanjollët, këtë herë kundër Irlandës së Veriut.

Irlandezo-veriorët shënuan që në minutën e 2-të të takimit, por pikërisht në këtë minutë përfundoi edhe ndeshja e tyre. Pedri e dërgoi topin në rrjetë 10 minuta më pas, ndërsa në të 18-n Morata përmbysi rezultatin. Për golin e tretë mendoi përsëri Pedri, i cili shënoi përsëri në minutën e 29. Vetëm 6 minuta më vonë, Fabian Ruiz i dërgoi shifrat në 4-1. Për të vulosur rezultatin përfundimtar në 5-1 mendoi Ojarzabali, i cili tundi rrjetën në minutën e 60. Një dominim absolut i Spanjës, që në këtë përballje mbajti topin në zotërim në 79% të kohës, si dhe realizoi 19 goditje, 8 prej të cilave shkuan në portë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading