Moti. Java nis me mot të nxehtë por në ditët në vazhdim koha do të jetë e paqëndrueshme

0
image-191

Java pritet të jetë kryesisht në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak,  nga dita e hënë dhe deri ditën e mërkurë vendi ynë prite të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Ditën e enjte pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe pas orëve të mesditës mot me kthjellime.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit. Në orët e mesditës reshjet e shiut do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore të vendit.

Ditën e premte moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës kryesisht ditën e hënë pritet të fitojë shpejtësi deri në 12-14m/sek. Valëzimi në dete  pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading