Asllani qëndron te kampionët e Interit

0
image-239

Kristjan Asllani do të jetë pjesë e Interit edhe për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht minutave të pakta në këtë edicion ku zikaltërit u shpallën kampion të Italisë, mesfushori ka bindur trajnerin Simone Inzaghi për ta përfshirë në planet e së ardhmes.

Ka qënë pikërisht mesfushori kuqezi i cili e ka konfirmuar diçka të tillë. Në një prononcim për mediat italiane, 22-vjeçari ka pranuar se do të qëndrojë me patjetër tek Interi, duke konfirmuar besimin që kanë tek cilësitë e tij.

Verdikt që vjen falë edhe performancës së tij në fushën e lojës. Asllani ka pasur një saktësi pasimi prej 93% me Interin, më e larta krahasuar me çdo mesfushor në Serinë A.

Në krahasim janë përfshirë mesfushorët që kanë kontribuar me të paktën 500 pasime gjatë sezonit. Këtë sezon të kampionatit italian, Asllani është aktivizuar në 23 takime, duke shënuar 1 gol dhe dhuruar 2 asiste.

Në total, për mesfushorin shqiptar ka pasur minuta në 30 takime në të gjithë kompeticionet, çka kanë bindur trajnerin Inzaghi për t’i besuar edhe në sezonin e ardhshëm.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading