U dënua me nëntë vite për përdhunimin e shqiptares, Robinho mëson zanat të ri në burg
Ish-futbollisti i njohur brazilian, Robinho, po vuan dënimin me nëntë vjet për përdhunimin e një shqiptareje në.
Talenti i madh brazilian, i cili tashmë është 40 vjeç, ndodhet në burg që nga viti 2022, duke vuajtur një dënim shumëvjeçar për përdhunimin në grup të një gruaje shqiptare në një diskotekë.
Në vitin 2017, një gjykatë në Milano dënoi atë dhe pesë bashkatdhetarë të tjerë për përdhunimin në grup të një gruaje në një diskotekë dhe gjithçka u konfirmua nga Gjykata e Lartë italiane në vitin 2022.
“Ai punon në heshtje dhe nuk është ndërhyrës. Ai është një shembull i vërtetë i një të burgosuri që nuk ka problem me të tjerët. I dhanë edhe atlete që të luajë futboll kur të jetë koha për rekreacion, dhe sa i përket mësimit të një zanati, ai ka plotësuar 600 orë punë. Është e vështirë të thuash se ai kënaqet apo jo, por kjo e ndihmon atë ta kalojë kohën më shpejt”, tha avokati i Robinhos, Mario Rosso Vale.
Avokatët e tij po punojnë për ta nxjerrë nga burgu në vitin 2027, kur ai do të ketë kryer pothuajse gjysmën e dënimit.