Kuqezinjtë ‘frikësojnë’ Buffon: Do të jetë një ndeshje shumë delikate
Në letër, Italia shihet si favorite në ndeshjen kundër Shqipërisë më 15 qershor, e para për të dy skuadrat në Euro 2024.
Megjithatë, Gianluigi Buffon, i cili ka luajtur më shumë se 30 vite futboll dhe ka fituar gjithçka në karrierë, thekson se vetëm fusha vendos. Ai nuk i beson parashikimeve dhe thekson se ndeshja debutuese në Europian është gjithmonë delikate. Bufon vlerëson Shqipërinë, duke theksuar cilësinë e skuadrës dhe mbështetjen e madhe të tifozëve në Dortmund. Ai kujton se në Europianin e Francës në 2016, shqiptarët dominuan në stadium me 80% të tifozëve. Buffon është i bindur se e njëjta mbështetje do të jetë edhe në Dortmund.
Italia do të nisë misionin për mbrojtjen e titullit kampion Europe kundër Shqipërisë, një objektiv i vështirë, por Buffon është optimist për arritjen e tij.
Ai e konsideron këtë ndeshje si një sfidë të rëndësishme dhe delikate për Italinë, duke pranuar se debutimet janë gjithmonë të ndërlikuara dhe kërkojnë thyerjen e akullit. Shqipëria, me skuadrën në rritje dhe entuziazmin e tifozëve, pritet të jetë një kundërshtar i fortë në këtë përballje.