Mbappe bën parashikuesin, zbulon kombëtaren që sfidon Francën në finale!

0
image-289

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri në fund.

Së fundmi, sulmuesi beson se kundërshtare e Francës së tij në finale do të jetë Gjermania, e cila sipas Mbappe këtë Euro 2024, do të tregojë se është ringritur dhe se ka lënë pas periudhën e vështirë.

“Gjermania është një skuadër shumë e mirë. Vetë si kombëtare ata kanë mentalitetin që ringrihen gjithmonë pas vështirësive. Gjermanët janë gjithmonë prezent kur kombëtarja ka nevojë dhe sakrifikojnë shumë. Mendoj se finalja e Europianit mund të jetë Gjermani-Francë”.

Më tej Mbappe, foli për transferimin te Real Madrid duke theksuar sërish se madrilenët ishin ëndrra e tij më e madhe.

“Reali ishte ëndrra ime që prej fëmijërisë. Dua që të bëhem lojtari më i mirë në botë, do të punoj shumë që të realizoj objektivat e mi. Kjo është jeta që kam zgjedhur, dua të përmirësohem vazhdimisht, por gjithmonë edhe duke e shijuar lojën.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading