“Nuk shtyhej se isha tifoz i Napolit”, Sarri: Vuajta shumë te Juventus

0
image-291

Maurizio Sarri, e thekson pa shumë druajtje se gaboi me aventurën e tij te Juventus.

Edhe pse me bardhezinjtë fitoi një titull kampion, sërish tekniku toksan shprehet se vuajti shumë te bardhezinjtë, edhe për shkak të historisë së kaluar me Napolin.

“Eksperienca me Juventusin ishte e mbushur me shumë vuajtje. Kisha diskutime të mëdha edhe në familjen time sepse si tifoz i Napolit ishte e vështirë. Nuk duhej ta kisha lënë Chelsean”.

Ndër të tjera, Sarri theksoi se ndjehet i zhgënjyer për faktin që asnjë nga klubet e Serie A nuk i ofroi një kontratë pas aventurës me Lazion.

“Për fat të keq nuk mora asnjë ofertë nga klubet e Serie A, as nga ato që mendoja se mund t’u përshtatesha. Më vjen pak keq sepse kishte skuadra pa trajner dhe që mund të ishin ideale për mua. Nuk më thirrën as për të biseduar, por presidentët janë ata që vendosin. Megjithatë, meritoja të më dëgjonin edhe sikur për çerek orë”, u shpreh Sarri.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading