Ndryshohet vendtakimi i tifozëve kuqezinj, ja ku nis marshimi për në stadium në Dortmund
Qyteti i Dortmundit ka nisur të mbushet me tifozë shqiptarë, të cilët janë gati të “pushtojnë” stadiumin “Iduna Park” në mbështetje të heronjve kuqezi në duelin e parë në Euro 2024.
Kundër kampionëve në fuqi të Italisë (21:00).
Tifozat Kuq e Zi kanë lajmëruar anëtarët dhe jo vetëm në lidhje me ndryshimin e vendtakimit përpara duelit ndaj të kaltërve.
Për shkak të kushteve jo të mira të motit dhe paralajmërimit për stuhi, me keqardhje ju njoftojmë se pikëtakimi ynë në Westpark anulohet!
Në koordinim me Komunën e Dortmundit dhe Forcat e Rendit, pika e takimit e re do të jetë “Kampstraße/Reinoldikirche”.
Atmosfera para ndeshjes do të fillojë në të njëjtin orar: 14:00, por marshimi për në stadium në grup do të bëhet në orën 16:45. Me këtë itinerar:
Kampstraße – Rheinische Straße – Mollerstraße/Lindemannstraße – Hyrja D.
Nëse do të ketë ndryshime të tjera, do ju njoftojmë në vazhdim.
Nëpër borë e nëpër shi, PËRJETËSISHT me ty SHQIPËRI!