Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të “Sundimit të Ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

0
image-331

Sipas  informacioneve të Drejtorisë së Policisë  Durrës më datë 14.06.2024,  u arrestua në flagrancë, shtetasi G   K., i datëlindjes 08.07.1970, banues në Sukth, Durres, sepse, ne lagjen “Vardardhe”, Sukth, nga kontrolli i ushtruar ne lokalin e tij, u konstatua që me anë të telefonit të tij ushtronte e aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 2 aparate telefoni.

 Ndërsa gjatë kontrolleve në Kavajë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ç., 18 vjeç, banues në Golem, Kavajë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, si dhe proceduan penalisht pronarin e lokalit, shtetesin T. K., 26 vjeç, banues në Qerret, Kavajë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading