Durrës. Hapet “Java e Detarisë” Përurohet “Sheshi i marinarit”

0
image-334

Ditën e shtunë është çelur  java e detarisë ku përgjatë kësaj do të ketë aktivitete  të ndryshme, konferenca, forume dhe diskutime në nivel  ekspertësh mbi strategjitë që duhen ndjekur mbi zhvillimin e detarisë.

 Kjo javë u hap me një ceremoni të veçantë ku në sheshin  pranë  shëtitores “Taulantia” u u zbulua busti i vendosur  aty  ku tregohet nje marinar i  ri me uniformë detari  që vështron nga deti  dhe që e përligj  edhe  emrin e vendosur. Duke filluar nga kjo ditë  sheshi  do të quhet “Sheshi i marinarit” .

 Në  përurimin e sheshit merrnin pjesë  ushtarakët më të lartë të Flotës Detare, figura të shquara të fushës së detarisë si edhe personalitete të tjera.

Gjatë ceremonisë u mbajtën disa fjalime mbi rëndësinë e detarisë në një qytet port si Durrësi por edhe më gjerë.

 Gjithashtu  u ndanë certifikata dhe tituj nderi për shumë personalitete  që kanë kontribuar në vite në fushën e detarisë.

 Java e detarisë  vazhdon   me aktivitete të tjera

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading