Do të bëjmë kërkesë në UEFA që t’i lidhim këmbët Krosit”, trajneri i Spanjës ngre në qiell gjermanin: Mëkat që do ta lërë futbollin

0
image-99

Mbrëmjen e nesërme do të luhet një nga sfidat më të bukura të këtij Europiani, ajo mes Gjermanisë dhe Spanjës. Trajneri i “furisë së kuqe” i ka thurur elozhe Toni Krosit në konferencën e sotme për shtyp. Luis De La Fuente ka thënë se ka menduar të bëjë një kërkesë në UEFA për t’i lidhur këmbët mesfushorit gjerman. Ndoshta është kjo mënyra e vetme për të shmangur rrezikun që mund të vijë nga çasti në çast si rrjedhojë e klasit të tij.

“Mendoj që Krosi është një kampion. Një lojtar i një niveli superior që nuk duhet ta lërë kurrë futbollin. Është e pakuptueshme ajo që bëri, sepse është ende një lojtar i madh. I ka risjellë talentin, cilësinë dhe karizmën Kombëtares së tij. I ka dhënë besim. Një mëkat që ka vendosur të tërhiqet nga futbolli. Do të më pëlqente ta shihja ende. Kemi menduar t’i kërkojmë leje UEFA-s për t’i lidhur këmbët e Krosit, por nuk e di nëse do të na e lejojnë. E dimë se si është Krosi dhe statistikat e tij spektakolare. Do të kërkojmë të sigurohemi që nuk do të ketë mundësinë për të marrë lehtësisht topin dhe t’i kufizojmë opsionet e pasimit. E përsëris, do të bëjmë apel në UEFA për të parë nëse na lejojmë t’ja lidhim këmbët”, ka deklaruar Luis De La Fuente.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading