E pabesueshme/ Të gjithë me pushime në mes të Europianit, Xabi Alonso i hyn punës si trajner tek të rinjë dhe merr vendin e parë në grup

0
image-100 (1)

Një sezon mjaftoi që Alonso të sillte një lloj revolucioni në botën e futbollit dhe të tërhiqte vëmendjen e klubeve shumë më të fuqishme dhe më të pasura se Bayer Leverkusen. Trajneri premtues spanjoll u solli atyre titullin e parë kampion, por gjithashtu arriti një rekord të pathyeshëm pasi ekipi i tij zgjati 51 ndeshje pa humbje.

Në të gjitha garat sezonin e kaluar, Bayern Leverkusen humbi vetëm një ndeshje. Në finalen e Europa League, Atalanta ishte më e mirë duke i dhënë fund një serie që zgjati 361 ditë. E ndërsa pas një sezoni kaq të ngjeshur, të gjithë trajnerët, veçanërisht ata më të mirët, do të ishin të lumtur të shkonin me pushime dhe të linin mënjanë punën e tyre, kjo nuk ndodh me Alonson.

Tingëllon vërtet e pabesueshme që Alonso e përdori pushimin për të punuar si trajner në turneun e të rinjve Donosti Cup në San Sebastian. Alonso është ulur në stolin e skuadrës Zuatzu dhe nga pankina drejton djalin e tij Jon Alonso Aranbura dhe Gabi Arteta Bernal, djalin e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta.

Ekipi Zuatzu përfundoi fazën e grupeve në vendin e parë pas një barazimi 0:0 kundër ekipit QMB Sports B nga Madridi, një fitore 3-1 ndaj Aika Sport nga Huesca dhe një fitore 1-0 ndaj Apollon Halandriou FC nga Greqia.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading