Favoritët e Topit të Artë – Në vendin e parë nuk është një lojtar i Real Madrid, në pesë më të mirë sulmuesi i Interit.

0
422

Cmimi i Topit të Artë do të jepet në Paris në tetorin e këtij viti. Tashmë mediat angleze kanë bërë të ditura emrat e lojtarëve që janë favorit për ta fituar këtë çmim. Në vendin e parë, nuk është një lojtar i Real Madrid, pavarësisht se madrilenët zhvilluan një sezon të çmendur.

Sipas “Goal”, favoriti i parë për të fituar çmimin e madh është Rodri. Menjëherë pas tij vjen Vinicius Junior, ndërsa në vendin e tretë Bellingham. Dani Carvajal ndodhet në vendin e katërt, ndërsa sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në vendin e pestë. Ndërkohë në vendin e 6 sipas mediave, ndodhet Toni Kroos. Mbetet të shihet nëse ky lojtar do të marrë një çmim të madh në mbylljen e karrierës së tij. Ky çmim do të ndahet të hënën e 28 tetorit në “Theatre du Chatelet” në Paris.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading