Nesër vizitat mjekësore dhe pastaj firma, Alen Sherri është gati të bëjë kalimin që do të shkruhet në historinë e futbollit shqiptar

0
845

Alen Sherri e ka mbyllur praktikisht kalimin te Cagliari. Mediat italiane raportojnë se portieri i Egnatias do të shkojë nesër për të bërë vizitat mjekësore dhe pastaj do të hedh firmën në kontratë. Ky operacion kalimi do të kushtojë 500 mijë euro për skuadrën italiane. Padyshim që një kalim i tillë do të shkruhet në historinë e futbollit shqiptar, jo vetëm të Egnatias.

Pikësëpari për shkakun se portierët e kanë më të vështirë të transferohen nga ekipe të mëdha nga Shqipëria. Dhe e dyta, këtë herë është hequr trampolina, nga Shqipëria në Serinë A. Sigurisht që një kalim tjetër të madh e bëri edhe Simon Simoni, nga Dinamo në Kategorinë e Parë te Frankfurti në Bundesligë, që në dukje është edhe më i çmendur. Megjithatë në rastin e Simonit ai kaloi te ekipi i të rinjëve, ndërsa Sherri do të jetë numri 2 te Cagliari.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading