Uli rrogën për t’u veshur madrilen! Te PSG ishte lojtari më i paguar në botë, në La Liga edhe De Jong fiton më shumë se Kilian Mbappe

0
th84

Edhe pse ishte futbollisti më i paguar në botë te Paris Saint-Germain, lojtari i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe, do të jetë vetëm i treti në listën e më të paguarve në La Liga. Paga e tij vjetore do të jetë 31.2 milionë euro bruto, që është dukshëm më pak se në PSG, ku ai fitoi 200.000.000 euro në dy vitet e fundit, pa llogaritur kontratat e sponsorizimit.

Interesant është fakti se lojtari i Barcelonës do të fitojë më shumë se 25-vjeçari francez, nëse nuk llogaritet bonusi që ka marrë, por vetëm paga zyrtare, në sezonin e ardhshëm. Frankie de Jong fiton çdo vit 37.5 milionë euro, ndërsa Robert Lewandowski 33.5.

Megjithatë, është pothuajse e sigurt që Mbappe do të fitojë më shumë se të dy, pasi ai ka rënë dakord edhe për një përqindje të madhe të të drejtave të marketingut dhe fanellat e tij shiten në sasi të mëdha.

Lista e 4 futbollistëve më të paguar të La Ligës:

  1. Frankie de Jong (Barcelona) – 37.5 milionë euro
  2. Robert Lewandowski (Barcelona) – 33.5 milionë euro
  3. Kylian Mbappe (Real Madrid) – 31.2 milionë euro
  4. Vinicius Junior (Real Madrid) – 28.8 milionë euro

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading