Nuk po heqim dorë nga dobiprurja e plehrave.

0
5256

Nga Tritan Kalo

I mirënjohuri Xhorxh Orouell mjaft qartazi shprehet se: “GAZETARI do të thotë të botosh ato që të tjerët nuk duan të botohen. Çdo gjë tjetër është reklamë.”…. Po “mediat tona të kazanit ose jo”, a bëjnë dhe a ofrojnë ato GAZETARI, apo ato “e vërtisin gjuhën, penën e politikën e tyre editoriale” sipas asaj, që atyre i ofron shkresërisht dhe financiarisht PUSHT-SHTETI i rradhës…. Të më falni për IGNJORANCËN time….MEA CULPA/FAJI IM i JETËS….. “MBETJET nuk ti fal njeri, sepse ato janë të kuotuara në Bursë njëlloj si gruri, kafja dhe sheqeri.” (Edi Rama në emisionin televiziv “OPINION”, të gazetarit B. Fevziu më 29.09.2016)…. Bazuar në ato çfarë kam dëgjuar, çfarë kam parë dhe ato çfarë kam lëçitur në këto 60 vite jetë të deritanishme, DUHEN njohuri të gjëra e të thella shkencore jo vetëm ekologjike, për të mbritur në përfundime kaq të thella dhe me impakt mjaft domethënës, në zhvillimin socio-ekonomik si dhe të mbrothësimit të Shqipërisë së këndej Drinit….

VETËM njohuri të tilla të cilat pak i kanë në zotërim, mundet të të bëjnë të kuptosh thelbim domethënës të fotove të më poshtëme…… Dita-ditës unë dhe i gjithë populli ynë po bindemi se njohuri të kësaj cilësie e thellësie shkencoro-ekologjike, mundet të fitohen vetëm pas studimeve të larta universitare në Akademinë e Arteve, si dhe pas Bojatisjes së fasadave të pallateve të Tiranës…. Le të vlejnë këto rreshta edhe si një RIKUJTESË për aplikuesit e studimeve post-unversitare, në mënyrë që ata/ato të bëjnë zgjedhjen e degës së duhur në Master ose Doktoranturë, për ardhmërinë e suksesëshme socio-profesionale të tyre…. Njohuri të këtij kalibri cilësor disa “sharlatanë dhe jeniçerë” (ER) sikundër mendoj se jam edhe unë, të cilët kanë përfunduar studimet me “Medalje të Artë” në degët e tjera të Universitetit të Tiranes apo në disa Universitete me zë ne botë, nuku mundet kurrën e kurrës ti kemi edhe pse ndoshta na gënjen mendja se zotërojmë njohuri të thella në kimi, në fizikë, në matematikë, në biologji, në fiziologji, në mikrobiologji, në sëmundjet infektive e tropikale, në histori, në gjeografi, në filozofi, në letërsi apo edhe në ekonomi……

NUKU ia fal kurrë vetes pamundësinë e shkollimit në këto 60 vite jete, edhe në Fakultetin e “Plehërologjisë”, ose së paku në ndjekjen e ndonjë kursi intensiv, masteri apo doktoranture në këtë fakultet….. U bënë 33 vite të ekzistencës së “DEMON-KRACISË Made in Albanistan” dhe unë Mantelbardhi, Dr. Tritan Kalo, as fletën e parë të librit “Rrno për me përftue, e për me u pasurue”, nuk kam mundur ende ta shkruaj….…. SHAME ON ME!!! Më thoni, miq e dashamirës të mi, a e meritojnë qënie si unë, të vijojmë e të bëjmë hije mbi këtë tokë???…. UNE vetë e kuptoj udhën e gabuar ku kam hyrë, duke e humbur prej vitesh “Drejtimin e duhur klepto-korruptuv”, andaj edhe u kërkoj ndjesë JU bashkëkombasve të mi kudo që ndodheni në këto momente, kur ta lexoni këtë postim në murin tim të FB, sepse më duhet ta pohoj se në këtë aspekt jetsor unë jam i sëmurë sepse vuaj nga “Tritanopia”…..

TRITANOPIA është një difekt i lindur në perceptimin e ngjyrave (Tritanopia = “Blue-green color blindness”, që mundet të prekë 1 në 10.000 persona), kur ngjyra blu ngatërohet me jeshilen dhe ngjyra e verdhë me atë violet/vjollcë, me një fjalë të vetme nuk mundet qartazi ti shohë të mirat blu të PD-së ose ato violet të Rilindjes/ish-PS….. Është ky difekt i mallkuar i cili më ka bërë të mos jem në gjendje të shquaj realisht, ngjyrat me të cilat është “pikturuar”, zbukuruar e hijeshuar realiteti ynë demon-kratik, i cili është Rilindur plotësisht pas 23 Qershorit 2013… SHQIPËRINË e pastruam nga plehrat ndaj tash do ndihmojmë edhe Botën të bëhet më e pastër….. Pak më shumë durim, sepse: “Prisni, prisni se nuk keni parë gjë akoma”….. Quoi vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!?

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading