Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë dhe të 10-të, Manastirliu del me njoftim: Ja procedurat që duhen ndjekur

Ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu ka njoftuar ditën e sotme se janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin e regjistrimeve ne shkolla për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proçes.
Manastirliu ka treguar edhe procedurat që prindërit duhet të ndjekin për përfundimin e regjistrimit në sistem.
Njoftimi nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu:
Njoftim i rëndësishëm për prindërit.
Të dashur prindër!
Ju informojmë se ditën e sotme janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin e regjistrimeve ne shkolla për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proçes.
Sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.
Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar proçesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proçes që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit
Klasat I-ra dhe X-ta
Afati i regjistrimit: 2-6 Shtator
Përmes platformës e-Albania