Kuleba dha dorëheqjen, Zelensky nuk humb kohë, emëron menjëherë ministrin e ri të jashtëm të Ukrainës.
Deputetët ukrainas kanë votuar për të pranuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Dmytro Kuleba.
Largimi i tij është pjesë e një riorganizimi të madh të urdhëruar nga Volodymyr Zelensky, i cili tha se Ukraina ka nevojë për “energji të re” në një kohë kritike në luftën kundër Rusisë.
Zelensky ka propozuar Andrii Sybiha si zëvendësues të tij.
Kujtojmë se Kuleba ka të ngjarë të jetë detyruar të largohet për shkak të përplasjeve me shefin e zyrës së Zelensky, Andriy Yermak.
“Të gjithë e dinin se kishin konflikt. Një herë kam qenë dëshmitar i një episodi të tij,” tha një zyrtar i paidentifikuar.